Marrëveshje për eliminim të tatimit të dyfishtë mes Kosovës dhe Austrisë

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 16:27 | Nga

Nga 20 deri 22 Qershor 2017 në Kosovë ka qëndruar delegacioni nga Ministria e Financave e Austrisë me qëllim të vazhdimit të negocimit të Marrëveshjes për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë lidhur me tatimin në të ardhura dhe parandalimin e shmangies dhe evazionit tatimor.

Gjatë kësaj kohe është zhvilluar raundi i dytë i negociatave dhe është arritë të përafrohet marrëveshja nga kryesuesit e dy delegacioneve. Delegacioni nga Austria është kryesuar nga znj. Adebiola Bayer, ndërsa delegacioni nga Kosova është kryesuar nga znj. Fjolla Muja.

Qёllimi i kësaj Marrёveshje ёshtё që tё ofrojë mundësi për të arritur dhe forcuar bazën ekonomike dhe ligjore si dhe të inkurajoj investimet ndërkombëtare.

Kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet nga niveli ministror i Ministrisë së Financave të dy shteteve e cila më pastaj pas këmbimit të njoftimeve për përfundimin e procedurave të brendshme do të konsiderohet se është në fuqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme