Ekonomia Online
FUNDIT

Marrëveshje për shërbime më të mira shëndetësore

Marrëveshje për shërbime më të mira shëndetësore

Prishtina dhe Prizreni do të përfitojnë më së shumti para nga marrëveshja e lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë. Prej marrëveshjës së  financimit, e mundësuar përmes huamarrjes nga Banka Botërore, do t’i ndahen mjete edhe komunës së Rahovecit, Suharekës, Dragashit dhe Malishevës, me qëllim të përmirësimit  të cilësisë së shërbimeve në institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor. […]

Prishtina dhe Prizreni do të përfitojnë më së shumti para nga marrëveshja e lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë.

Prej marrëveshjës së  financimit, e mundësuar përmes huamarrjes nga Banka Botërore, do t’i ndahen mjete edhe komunës së Rahovecit, Suharekës, Dragashit dhe Malishevës, me qëllim të përmirësimit  të cilësisë së shërbimeve në institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, në një postim në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, për çdo pacient të regjistruar, Qendrat e Mjekësisë Familjare do të përfitojnë nga 2.40 euro.

“Prishtina do t’i marrë rreth 450 mijë euro, ndërsa Prizreni rreth 200 mijë euro, si dy komunat më të mëdha, për t’i ngritur kapacitetet e tyre të kujdesit ndaj qytetarëve”.

“Kjo është marrëveshja e re e financimit, e mundësuar përmes huamarrjes nga Banka Botërore, të cilën sot pata kënaqësinë ta nënshkruaj bashkë me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunës së Prishtinës, Prizrenit, Rahovecit, Suharekës, Dragashit dhe Malishevës”.

“Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e qasjes dhe cilësisë së shërbimeve në institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor për të gjithë qytetarët në nevojë në këto komuna”, ka shkruar Ismajli.

 

Të ngjashme