Të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohet menjëherë, pa vonesa, është është kryefjala e takimit mes zyrtaëve kosovarë dhe atyre të Unionit Europian.
Marrëveshjet e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohen menjëherë dhe pa vonesa, ka qenë përfundimi i dalë nga takimi i Këshillit të Stabilizim-Asociimit, mes Bashkimit Europian dhe Kosovës.
Në takim, që udhëhiqej nga kryeministri Ramush Haradinaj në bashkëpunim me shefen e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, janë diskutuar prioritetet që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, si reformat në gjyqësor, respektimi i të drejtave bazë të njeriut, reforma në administratën publike, zhvillimi ekonomik dhe edukimi e shkollimi.
Mogherini ka mirëpritur të arriturat e Kosovës në fusha të ndryshme, duke nënvizuar nevojën që duhet të bëhet më shumë, ndërsa zyrtarët kosovarë kanë bërë të qartë përkushtimin për të kryer detyrat e shtëpisë në fushat prioritare, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Bashkimit Europian.