Marshi në mbështetje të krerëve të UÇK-së, mijëra qytetarë grumbullohen në sheshet e Prishtinës

Prishtinë | 02 Pri 2023 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Qytetarë të shumtë janë grumbulluar në sheshet e kryeqytetit për të marshuar në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tyre në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Marshi i organizuar nga “Liria ka emër” do të nis nga sheshi “Zahir Pajaziti” e do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Organizimi i këtij marshi ka marrë mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, personalitete të ndryshme, bashkësi fetare dhe shumë qytetarë.

Të ngjashme