Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zeqiri ka ftuar të gjithë që t’i bashkohen këtij marshi.
Kjo thirrje është bërë në kuadër të një organizimi që synon përcjelljen e një mesazhi në mbështetje të çlirimtarëve.
Marshi për Liri do të mbahet me fillim nga ora 14:00, në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.