Institucioni i Avokatit të Popullit, në bashkëpunim me organizata joqeveritare, kanë marshuar në sheshet e Prishtinës me moton “Çohu për të drejtat e njeriut”.
Në këtë marsh është thënë se respektimi i të drejtave mbetet sfidë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Avokati i Popullit Hilmi Jashari tha se qëllimi i marshit është për të kërkuar respektimin e të drejtave të njeriut.
“Është 70 vjetori i themelimit të Konventës për të Drejtat e Njeriut. Kemi dal si marshues për te kërkuar edhe më tutje respektimin e të drejtave të njeriut pasiqë në Kosovë ende mbetet sfidë”.
Luljeta Demolli, nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, tha se i janë bashkuar këtij marshi për të kërkuar të drejtat e njeriut.
“Në Kosovë ende mbetet problem respektimi i të drejtave të njeriut. Ato edhe sot nuk respektohen sa duhen”, tha ajo.