Marshohet në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale, kërkohet dorëheqja e Brovinës

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 12:10 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas publikimit të fotografisë nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, me të cilën pretendohej se paraqet kryerjen e dhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë, e cila fotografi doli të jetë e dyshimtë, ka pasur reagime të shumta nga të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e posaçërisht nga familjarët e tyre, raporton Ekonomia Online.

Si shkak i fotografisë së publikuar nga Brovina, organizatat që përfaqësojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë kanë organizuar marshin protestues në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

Takimi i pjesëmarrësve u bë në Sheshin “Zahir Pajaziti” dhe marshi do të vazhdoj deri tek Sheshi “Skënderbeu” para hyrjes së Kuvendit të Kosovës.

Përfaqësuesit e organizatave për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, protestuesit kanë bërë thirrje për dorëheqjen e deputetes Flora Brovina.

Feride Rushiti nga QKRMT-ja tha se ky marsh është për të shprehur zemërimin ndaj skandalit të fundit në Kuvend ku u publikua një fotografi të një dhunimi seksual.

“Jemi mbledhur të shprehim zemërimin, indinjatën e thellë dhe për të kërkuar përgjegjësi rreth skandalit te fotos të shpalosur në Kuvendin e Kosovës dhe për të përcjell mesazhin e grave e burrave e që përjetuan dhunë seksuale gjatë luftës dhe familjarëve të tjerë, të mbijetuarit duan dinjitet dhe drejtësi”.

“Jemi mbledhur që të sjellim reagimet e të mbijetuarve nga dhuna seksuale pas skandalit me foto në Kuvend e cila ringjalli traumën e tyre dhe rikthej emocionin e luftës tek personat e mbijetuar të dhunës seksuale dhe mbarë shoqërinë duke e thelluar heshtjen dhe stigmatizimin e tyre dhe i mbetet Kuvendit të marrë përgjegjësinë e shkaktuar”.

Rushiti ka përmendur disa kërkesa të të mbijetuarve të dhunës seksuale.

“Të mbijetuarit kërkojnë që pamjet e tilla të mos përsëriten. Ne po vuajmë në heshtje e ju po e godisni dhimbjen tonë, duam drejtësi por nuk duam vuajtjet tonë të i shohin edhe fëmijët tanë dhe dhimbja jonë turpi juaj”, tha Rushiti.

Ajo kërkoi nga institucionet që viktimat e dhunës seksuale të trajtohen dinjitetshëm.

“Nuk di lejojmë qe publikimi i asaj fotografie në Kuvend ta përmbys një proces të tërë të ndërtuar me shumë mund e sakrificë e aq më pak në kohën kur përkrahja nga institucionet e vendet po shërben si shembull i mirë në rajon dhe të botës. Ishin pikërisht viktimat që përmes zërit të Vasfijes nxorën në shesh të vërtetën për krimet qe kishin përjetuar”.

Rushiti tha se sot me shumë se kurrë viktimat kanë nevojë për solidaritetin dhe mbështetjen e të gjithëve pa paragjykime.

Linda Sada, nga “Medika Gjakova” tha se ai skandal të mbijetuarit e dhunës seksuale i ka kthyer prapa në vitet 1998-1999.

“Publikimi fotos me pamje të rënda e ndjeshme kinse është foto e një vajze kosovare duke u dhunuar nga serbët ka shkaktuar shumë ankth dhe traumatizmi të të mbijetuarve dhe familjeve të tyre, kjo ngjarje ka bërë që puna dhe angazhimi nga paslufta për të përmirësimit të shëndetit mendor ja është kthyer mbrapsht”, tha Sada.

“I bëjmë thirrje prokurorisë dhe organeve te drejtësisë sa më parë të zbardhet e vërteta për skandalin dhe kryesit ta marrin dënimin e merituar”, shtoi ajo.

Marshi është organizuar nga 6 organizatat që përfaqësojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë: Qendra Kosovare për rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT, Rrjeti i Grave të Kosovës, Medika Kosova, Medika Gjakova, Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, Shoqata Drejtësi për të Gjithë.

Marshit iu bashkua edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, deputetë të LVV-së e shumë qytetarë të tjerë.

Image may contain: 9 people, people standing, crowd and outdoor
Image may contain: 7 people
Image may contain: 4 people
Image may contain: 6 people
Image may contain: text
Image may contain: 11 people, crowd, wedding and outdoor
Image may contain: 14 people, people standing, crowd and outdoor

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/338999853481311/

Të ngjashme