Shoqata “EP Energyplus” ka organizuar marsh paqësor me qëllim sensibilizimi për pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.
Përfaqësuesit e kësaj organizate thanë se Kosova ka ngecur në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Fatmir Muqolli nga Organizata “EP Energyplus”, thotë se duhet një mobilizim i përgjithshëm që Kosova të ecë në rrugën evropiane.
Sipas tij, nevojitet vullneti pozitiv i qytetarëve për të arritur rezultatet pozitive.
“Jemi këtu për ta zgjuar vullnetin pozitiv të qytetarëve, pë ta rritur besimin për fjalën e mirë dhe për punën e mirë që tu ju ndihmojë qytetarëve për këtë bllokadë mendore që e kanë tejkaluar. Kosova është vend ku është derdhë shumë gjak për kokë banori në Ballkan dhe kjo iniciativë është për të thyer të gjitha mitet për ta kaluar këtë situatë”, tha ai për Ekonomia Online.
Muqolli tha se përmes këtij marshi janë munduar që të bëjnë thirrje paqësore duke u ofruar qytetarëve një lutje që do ju ndihmojë të mendojnë pozitivisht.
“Në Evropë nacionalizimi është rritë dhe po paraqet një rrezik të madh. Jemi munduar ta artikulojmë një thirrje paqësore, është afirmacion dhe një lutje që tu ndihmojë qytetarëve që të zgjohen në mëngjes dhe të mendojnë pozitivisht”, u shpreh ai.