Martesa e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në krizë, aktori largohet nga shtëpia. Zbulohet shkaku i ndarjes së çiftit

Prishtinë | 22 Maj 2024 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Prej disa ditësh në rrjet po qarkullojnë zëra se martesa e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck është në krizë.

Ndonëse këto lajme ende nuk janë konfirmuar apo mohuar nga ana e çiftit, Jennifer dhe Affleck tashmë jetojnë në shtëpi të ndryshme.

Sipas disa burimeve për mediat e huaja, dyshja janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, por kanë qasje shumë të ndryshme dhe ky është shkaku i ndarjes së tyre.
“Ata thjesht kanë qasje shumë të ndryshme kur bëhet fjalë për vëmendjen e medias. Beni urren gjithë vëmendjen dhe kjo e bën atë shumë të parehatshëm. Jennifer ka pasur gjithmonë një qasje të ndryshme”, tha një burim.

Nga ana tjetër një person i afërt me aktorët tha se Ben ka qenë gjithmonë i impresionuar nga suksesi i karrierës së këngëtares, megjithëse sipas tij Jennifer i shkakton shumë stres aktorit.

“Edhe pse ai e admiron atë për të, kjo nuk e bën atë të lumtur dhe shkakton stres në jetën e tij dhe më pas në të sajën. Nuk ka dyshim se stilet e tyre të ndryshme bien ndesh”– tregoi një tjetër burim.

Duke shtuar: “Ai është më introspektiv dhe privat. Ajo i pëlqen të hapë zemrën e saj për fansat dhe për botën. Kjo i bën ata dukshëm të ndryshëm dhe ka qenë e vështirë në marrëdhëniet e përditshme.”

Kujtojmë që dy vite më parë Jennifer dhe Ben u martuan me njëri-tjetrin, rreth 20 vite pasi çifti i dhanë fund lidhjes së tyre.


Të ngjashme