Manchester United do të dëgjojë ofertat për Anthony Martial por lojtari nuk do të lejohet të shitet brenda ndonjë ekipi të Premier Ligës angleze.
Sulmuesi francez është duke u kërkuar nga Chelsea, por burimet nga klubi i Manchester kanë thënë se “Djajtë e kuq” do të dëgjojnë oferta nga tërë Europa për Martial, por jo nga klubet e Premier Ligës.
Martial, përfundoi një vit të vështirë në United, kurse goli i fundit që e shënoi daton në janar.
Në fillim të këtij muaji ai nuk u ftua as nga Kombëtarja e Francës për Botëror dhe karriera e tij me të vërtetë është vënë në një udhëkryq të rrezikshëm.