Martinez nuk largohet nga Interi

Prishtinë | 09 Gus 2020 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Menaxheri i Lautaro Martinezit, Calos Beto, ka qetësuar tifozët e Interit.

Sipas Betos, sulmuesi argjentinas është i lumtur te zikaltrit dhe nuk do të largohet siç është raportuar në media.

“Lautaro ka tre vjet në kontratën e tij me Interin dhe është shumë i lumtur atje ku është. Ai ka pasur një sezon shumë të mirë, ka ende Europa League për të luajtur dhe shpresoj që Interi të mund të shkojë gjatë në atë garë”, deklaroi Beto.

Martinez është lidhur me një kalim te Barcelona, që po synon transferimin e sulmuesit argjentinas.

Të ngjashme