Adnan Januzaj ka marrë ftesë dhe do të jetë në Kampionatin Botëror me Kombëtaren e Belgjikës.
Talenti i madh nga Kosova fillimisht ishte në listën e gjerë të Belgjikës, ndërsa pati paraqitje shumë të mira në ndeshjet miqësore.
Kjo bëri që trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ta përfshijë në listën finale për Rusia 2018.
Martinez beson shumë në Januzajn dhe për këtë ka folur edhe në konferencën për shtyp.
44-vjeçari ka thënë se Januzaj është një talent i madh dhe presin shumë nga ai.
“Adnan Januzaj është një talent i vërtetë në situatat një me një”, u shpreh Martinez.
“Ai do të na sjellë freski, presim shumë nga Januzaj”, deklaroi Martinez.
Januzaj nuk kishte luajtur për Belgjikën që nga nëntori i vitit 2014.
23-vjeçari ka pasur një stinor mjaftë të mirë me Sociedadin ku ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.