Një vajzë 23-vjeçare nga Filipinet është martuar me një pensionist britanik 48 vite më të madh se ajo.
Të gjithë kanë vënë në dyshim martesën e tyre, por Lorie fe Dales shprehet se janë të dashuruar.
Ajo u njoh me biznesmenin Thomas Greig, nga Wallasey në Facebook në vitin 2014.
Dhe 71-vjeçari ra në dashuri me shikim të parë me të edhe pse Lorie fillimisht u step për shkak të moshës së tij.
Por gjërat e përbashkëta që kishin i lidhën shumë me njëri-tjetrin.
Ata u takuan për herë të parë në korrik të vitit 2014, në ditëlindjen e Loriet dhe 23-vjeçarja ra në dashuri me të që në takimin e parë.
Çifti u martua në janar të vitit 2015 dhe më shumë se një vit më vonë u bënë prindër të një vajze, Mary.
Tomas jeton në Britani dhe Lorie në Filipine. Por ai udhëton çdo vit drejt bashkëshortes dhe vajzës së tij për ti takuar dhe qëndron atje për rreth 5 muaj.
“Për ne mosha është thjesht një numër”, tha 23-vjeçarja. “Thjesht ishim të destinuar për njëri-tjetrin”, tregoi ajo.