Masa të rrepta sigurie rreth hotelit ku do të flejë Joe Biden

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 14:03 | Nga

Pranë hotelit “Swiss Diamond”, ku do të qëndrojë zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden, janë shtuar masat e sigurisë, njofton lajmi.net.

Pjesëtar të Policisë së Kosovës shihen ngado. Gjithashtu edhe persona nga sigurimi amerikan.

Ata kanë futur nën kontroll e tërë pjesën që rrethon hotelin dhe po e vëzhgojnë çdo lëvizje rreth tij.

Gjithashtu është ndaluar qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë.

Banorët në ndërtesat pranë hotelit, i është kërkuar që rrallojnë lëvizjet dhe t’i mbyllin dritaret.

Vizita e zëvendës presidentit amerikan, Joe Biden, nga zyrtarë të lartë shtetërorë vlerësohet historike, kurse analistë politikë thonë se ardhja e tij nënkupton shtyrjen përpara të proceseve politike, të cilat tashmë e sa muaj kanë ngecur.

14059947_10210299574585966_1360961754_o14045480_10210299574225957_1045455855_o

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme