Masakra e Llashticës së Gjilanit, Haradinaj: Armiku nuk e kishte kursyer as foshnjën tri javëshe

Prishtinë | 13 Pri 2024 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot masakrën e Llashticës në Gjilan në 25 vjetorin e saj.

Haradinaj ka thënë se armiku nuk e ka kursyer as foshnjën trejavore.

“Ashtu si rajonet tjera të Kosovës edhe Anamorava ka paguar çmim të madh për lirinë e atdheut, në 25 vjetorin kujtojmë masakrën e Llashticës së Gjilanit dhe nderojmë 26 dëshmorët e rënë nga 13 deri më 30 prill 1999. Armiku nuk e ka kursyer as foshnjën trejavore, fëmijën nga prehri i nënës, plakun dhe gjithçka që ka gjetur”, tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se kalendari ynë është i mbushur me data dhe ngjarje historike.

Kalendari ynë është i mbushur me data dhe ngjarje që bënë kthesën e madhe historike. Lavdi atyre që ranë për lirinë e Kosovës në çdo fazë të historisë sonë”, tha Haradinaj.

Të ngjashme