Dy vëllezër 19 dhe 21 vjeç, do ekzekutohen me nga një plumb pas kokë në vendin e tyre, për shkak se vranë dhe më pas i dogjën shtëpinë ish mësueses së tyre. Bjellorusia është i vetmi vend europian ku gjykatat japin vendim për dënime me vdekje.
Dy vëllezër u dënuan me vdekje pasi u shpallën fajtorë për vrasjen brutale të ish-mësueses së tyre. Stanislav Kostsev, 19 vjeç, dhe vëllai i tij Illya, 21 vjeç, do të ekzekutohen duke ju lidhur sytë, do të gjynjëzohen e do pushkatohen duke u qëlluar nga pas kokës nga një ekzekutues shtetëror.
Shpresa e fundit e dy vëllezërve për të qëndruar gjallë është falja nga presidenti Aleksandër Lukashenko – por ai tashmë i ka quajtur ata publikisht fajtorë. Dy ish-nxënësit e qëlluan 100 herë më thikë ish mësuesen Natalya Kostritsa para se t’i vinin zjarrin shtëpisë së saj.
Lukashenko – i cili ka hedhur poshtë kritikat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për përdorimin e dënimit me vdekje – kishte zbuluar detaje të çështjes edhe para vendimit final.
Mësuesja u u në shënjestër pasi ajo bëri thirrje shërbimeve sociale për të larguar dy fëmijët nga kujdesi i motrës së madhe të tyre. Presidenti i Bjellorusisë kishte thënë se nuk mund të kishte falje për dy të rinjtë që masakruan mësuesen e tyre.
“Ata e qëlluan gjatë gjithë natës me thika megjithëse ajo u lut për mëshirë”. Lukashenko ka miratuar 250 dënime me vdekje që nga 1994, duke falur vetëm një. Lukashenko tha se ndihej keq sa herë firmoste vendime të tilla por sipas tij njerëz të tillë janë të egër si kafshë dhe jeta në burg është edhe më e keqe.
Dy vëllezërit u arrestuan pasi pas vrasjes kishin vjedhur kompjuterin e mësueses dhe ai u gjet në banesën e tyre. Pas arrestimit ata treguan se e kishin vrarë me thikë dhe armën e kishin hedhur në lumin Sozh. Vëllai i madh kërkoi falje në gjykatë dhe fajësoi Votkën që kishin konsumuar atë natë. Ai nuk ishte në gjendje të shpjegonte se përse e vrau ish mësuesen e tij.