Për nder të Ditës Botërore të Shëndetit mendor, Shoqata e Psikologëve të Kosovës, ka mbajtur Kongresin ndërkombëtar “Shëndeti mentor, sfidat dhe e ardhmja”, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i kësaj shoqate, Ilir Hvolli, ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje, duke shtuar se organizimet të tilla dëshmojnë se sa i rëndësishëm është shëndeti mendor.
Sipas tij, sfida mund të tejkalohen vetëm me bashkëpunimi të ndërsjellë.
Me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur edhe Xhemajl Dumolli, drejtor i Institutit Special në Shtime.
Përderisa neuropsikiatri Sami Rexhepi, ka bërë apel që askush të mos frikësohet nga pandemia.
Por ai thotë se masat anti-Covid mund të sjellin pasoja në shëndetin mendor, prandaj edhe ka bërë thirrje për mobilizim.
“Nuk duhet të frikohemi nga pasojat e pandemisë, por duhet të kërkojmë që masat për parandalimin e sëmundjes të mos të merren si masat rigoroze e që mund të sjellin rebelim, por të bëhet mobilizim i të gjithëve për të fituar këtë betejë”.
“Të mobilizohemi dhe mos të ndihemi vet, ne jemi dhe do të jemi në shërbim të popullatës. Do të ketë problem, por jam shumë i sigurt që do të ja dalim shumë mirë”.
Osmani Veliu, drejt i QKMF-së në Skenderaj tha se vendi po kalon sitautë të vështirë të zhvillimit ekonomik e social, por edhe psikik, raporton EO.
Ferdinand Canaj, dekan i Fakultetit të Sportit në Tiranë, ka kërkuar që të gjithë pa dallim të bashkëpunojnë në të mirën e shëndetit mendor.