Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të takohet sot me zyrtarët e Asociacionit të Komunave të Kosovës, për të diskutuar lidhur me masat anti-Covid.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi. Takimi do të mbahet në orën 13:00.
“Në ora 13.00 e kemi takimin me ministrin Vitija. Pra, Aociacioni, kryetarët dhe ministri Vitia”, ka thënë Ibrahimi.