Rritja e rasteve me COVID-19 gjatë javëve të fundit, ka bërë që edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të shtrëngojnë masat anti-Covid. Këto masa hyjnë në fuqi sot, derisa ata që s’i respektojnë do të gjobiten.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup ka njoftuar se nga sot shtetasit vendas dhe të huaj do të jenë në gjendje të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rast se në pikën kufitare i posedojnë këto dokumentacione:
– certifikatë / vërtetim për imunizimin e kryer (vaksinimin) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht pranimin e dy dozave të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID- 19 ose
– certifikatë / vërtetim për kalimin e KOVID – 19 në 45 ditët e fundit, nga dita e shërimit, ose
– vërtetim mjekësorë me rezultat negativ nga RT PCR SARS-Cov-2 test, i realizuar 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ose rezultat negative nga testet e shpejta antigjen, i realizuar 48 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Nga ky vendim përjashtohen:
– Qytetarët të cilët tranzitojnë përmes Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët në pikën kufitare hyrëse nënshkruajnë Deklaratë për tranzitim.