Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës janë marrë vendime të reja lidhur me masat kundër Covid-19.
Një nga to mbetet edhe bartja obligative e masës, duke përjashtuar disa raste.
Në pikën 11 të këtij vendimi tregohet qartë se për cilat raste bëhet fjalë.
“Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes, gjatë vrapit dhe çiklimit, gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje“.