Pacolli për orën policore: Nuk besoj se virusi do të jetë aktiv vetëm prej orës 22:00 deri në 05:00

Prishtinë | 23 Jan 2022 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kritikuar Qeverinë për vendosjen e masave të reja kundër koronavirusit. Ai ka thënë se nuk është e drejtë vendosja e orës policore, pasi nuk e beson se virusi do të jetë aktiv vetëm prej ores 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

“Ne duhet t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve ne këtë kohë kur ata edhe përballen me mungesën e rrymës dhe sfidat tjera të jetesës”, shkruan ai tutje.

Reagimi i tij i plotë:

Sot është dita e dytë që përsëri do të kemi orën policore. Masat (tubimet, takimet nëpër vende publike, puntoritë e ndryshme etj) janë masa të nevojshme dhe  efektive për mbrojtjen nga Covidi 19, por ora policore nuk di çka shërben?

Nuk besoj se virusi do të jetë aktiv vetëm prej ores 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit?!

Kjo nuk është e drejtë, qytetarët tanë nuk e meritojnë këtë !

Ne duhet t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve ne këtë kohë kur ata edhe përballen me mungesën e rrymës dhe sfidat tjera të jetesës!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme