Këshilli i Investitorëve Evropianë (KIE) mirëpret përfshirjen e masave të reja në pakon fiskale duke shprehur qëndrimin pozitiv se këto masa do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e vendeve të reja.
Drejtori ekzekutiv i KIE, Shpend Balija, është shprehur se me përfshirjen e masave të reja në pakon fiskale Ministria e Financave po përshpejton dinamiken e punës duke kontribuar në një zhvillim ekonomik në favor të krijimit të vendeve të reja të punës.
Balija ka theksuar se puna e cila po bëhet tani është një indikatorë se Kosova ka filluar të lëviz drejt një prosperiteti dhe të ardhmeje e cila e pozicionon Kosovën më mirë përballë vendeve të rajonit kështu duke ofruar një ambient më të mirë të biznesit për kompanitë vendore si dhe investitorët e huaj.