Masat e shtuara të sigurisë në Maqedoni, frikë për “skenar” destabilizimi

Prishtinë | 15 Pri 2017 | 12:56 | Nga

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se me rastin e Pashkëve, do të ndërmarrin një sërë masash sigurie dhe aktivitetet, në pajtueshmëri me planet operative për punë, në drejtim të mbrojtjes së paqes dhe rendit publik, dhe sigurisë së së objekteve dhe qytetarëve.

“Duke i pasur parasysh kërcënimet globale terroriste në të cilat qëllime janë edhe objektet fetare nga ana e terroristëve, MPB do t’i përforcojë masat e sigurisë dhe aktivitetet në ditët në vijim në mbarë territorin e shtetit.

“Kumtesa shkaktoi edhe shqetësim edhe pyetje mes qytetarëve, duke e pasur parasysh se kërcënimet nuk janë prej dje, por pse policia nuk ka përforcuar masa deri më tani, edhe pse në 40 ditët e kaluara ka pasur tubime masive (protesta), shkruan DW.

Analiza apo hamendje?

Nga MPB nuk komentojnë se ndaj çfarë informatave bazohet vendimi për përforcim të masave, ndërkaq nga ekspertët e sigurisë kanë dyshime të caktuara rreth bazimeve të tyre.

“E saktë është se duhet të parandalohet, por ai parandalim mund që të bazohet në pika dhe informata precize, dhe nuk mund të bazohen në akte terroriste të kryera nga ISIS në mbarë botën, të cilat thjeshtë mund të kishin ndodhur edhe te ne”, thotë Vlladimir Pivovarov, ish shef i Inteligjencës Ushtarake.

Që të rriten masat e sigurisë, thotë ai, është e nevojshme që të përgatitet analizë e cila është udhërrëfyes për vëllimin dhe mënyrën e zbatimit të saj, ndërkaq analiza duhet të bazohet në informata të marra sipas rrugës operative, nga lidhjet operative ose informata të marra nga rruga elektronike e ndjekjeve të komunikimeve.

Alibi për veprimtari pas festave

Mu pas kësaj pyetje, në rrathët politike flitet për “skenarë” të mundshme. Sipas njërës, përforcimi i masave me rastin e Pashkëve është “alibi” për që prej përpara të arsyetohet përforcimi i policisë pas festave, në kontekst të përfundimit të mundshëm të bllokadës në Parlament. Deputetët e LSDM-së përpara festës paralajmëruan se në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren, “shumë shpejtë, shumica parlamentare do të zgjedh kryetar Kuvendi dhe Qeveri të re”. Nga e ashtuquajtura iniciativë qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, deklaruan se gjatë festave do të pushojnë aktivitetet e tyre, pasi që Kuvendi nuk punon, por se “do ta ndjekin situatën, të përgatitur për të vepruar’, ndërkaq të martën vazhdojnë me protestat.

Sipas disa spekulimeve tjera, frikësohet për skenarë nga “incidentet” paraprake me qëllim që të zvarriten procesi i zhbllokimit të Parlamentit, ndërkaq si prioritet i vetëm të ngritët pluhur për sigurinë. Arsyet për këto spekulime, sipas analistëve, dalin nga indikacionet e shumta për partizim të policisë, që e dëmtojnë besimin ndaj saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme