Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim me të cilin obligohen të gjithë nxënësit dhe studentët që më 15 shtator 2018 (e shtunë) të ndihmojnë në pastrimin e të gjitha hapësirave për rreth objekteve edukative-arsimore, transmeton Ekonomia Online.
Ndërsa, në pikën dy të këtij vendimi thuhet se obligohen të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit që të hartojnë një plan për mbjelljen e pishave në oborret e shkollave.