MAShT: Nuk jemi tërhequr nga qëndrimi për zëvendësimin e orëve të humbura

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka sqaruar se në asnjë rast nuk është deklaruar dhe nuk ka marrë vendim për tërheqje nga qëndrimi për zëvendësimin e orëve të humbura.

“Me qëllim të informimi të drejtë të DKA-ve, drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve, nxënësve dhe opinionit publik, MASHT sqaron se në asnjë rast nuk është deklaruar dhe as marrë vendim për tërheqje nga qëndrimi për zëvendësim të orëve”, thuhet në komunikatë.

“MASHT, konfirmon edhe njëherë se jemi të gatshëm të rishikojmë dhe analizojmë të gjitha mundësitë për të gjetur një formulë të re të zëvendësimit të orëve të humbura gjatë grevës dhe të tërheqim formulën aktuale të kompensimit të orëve”.

Ata thonë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë në mnëyrë që të gjendet një zgjidhje për kompensimin e orëve të humbura.

“Ashtu siç jemi dakorduar në Komisionin Parlamentar për Arsim, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me SBASHK dhe të gjithë akterët e tjerë për të gjetur një zgjidhje sa më të mirë për kompensimin e orëve, duke plotësuar kërkesën e SBASHK-ut për tërheqje nga formula aktuale e paraparë me vendimin për kompensim të orëve”.

“Aktualisht,  jemi duke pritur që SBASHK  të diskutojë në Këshillin Drejtues për opsionet për të zgjidhur situatën e krijuar në procesin e zëvendësimit të orëve sipas konkluzioneve të dakorduara në mes të Komisionit Parlamentar, MASHT-it, SBASHK-ut dhe Këshillit të Prindërve”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme