MAShT reagon pas largimit nga ENQA, kërkon informacion zyrtar

| 08 Nën 2019 | 09:11 | Nga

Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA) nuk është më pjesë e Asociacionit Europian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka reaguar, duke bërë të ditur se nuk ka qenë e njoftuar lidhur me këtë vendim.

“MASHT ka pranuar me shqetësim lajmin se Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), ka konstatuar që Agjencia Kosovare e Akreditimit nuk i përmbushë rregullat evropiane për të qenë pjesë e Asociacionit dhe si e tillë nuk mund të jetë pjesë e ENQA-s”.

Por, MAShT thotë për lajmim është njoftuar nga mediet dhe nuk ka asnjë informacion zyrtar.

“Prandaj, Ministria ka kërkuar informacion zyrtarisht nga Agjencia Kosovare e Akreditimit mbi raportin e ri të krijuar mes Agjencisë dhe ENQA-s, e po ashtu edhe për të gjeturat në raportin e Asociacionit, mbi bazën e të cilit është marrë ky vendim”, thuhet në reagimin e MAShT-së.

Të ngjashme