Shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë, të mërkurën, nuk do të mbajnë mësim. Kështu ka vendosur Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT).
Lajmin e bëri të ditur për Ekonomia Online, këshilltari i ministrit të Arsimit, Valmir Gashi.
Ai saktësoi se vendimi është marrë për shkak të temperaturave të ulëta.
“Nesër nuk do të mbahet mësim në shkollat fillore dhe të mesme për shkak te motit të ligë”, tha Gashi.
Sipas tij, për këtë hap janë konsultuar dhe me Këshillin e Prindërve. “Dita e humbur do të kompensohet një ditë tjetër”.
Gashi tha se nesër pasdite do të shohin a do të ketë ngritje të temperaturave dhe do të dalin me vendim a rinis të enjten mësimi.