Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), përmes një komunikate për media ka sqaruar se asnjëherë nuk ka ndërhyrë në punën e Agjencisë së Akreditimit, raporton Ekonomia Online.
Ky sqarim vjen pas një shkrimi në gazetën “Koha Ditore”, me titull “Qeveria ndërhyri në Agjencinë e Akreditimit për llogari të privatëve”
Njoftimi i plotë i MAShT-it:
Pas pranimit të një ankese nga një institucion i arsimit të lartë në Kosovë, ne kemi kërkuar opinion ligjor nga Departamenti Ligjor në MAShT dhe në bazë të opinionit ligjor të pranuar nga departamenti në fjalë, është konstatuar se nuk është kompetencë e MAShT që të merret me këtë ankesë, por është në kompetencë të AKA-së.
Si rrjedhojë e kësaj, përmes një shkrese përcjellëse, kemi kërkuar që KSHC të merret me këtë ankesë dhe në asnjë moment nuk është bërë asnjë ndërhyrje në punën e AKA-së rreth çështjes në fjalë.
LEXONI EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/shoqeri/qeveria-nderhyri-ne-agjencine-e-akreditimit-per-llogari-te-privateve/