MAShT: Vetëvendosje po shkel ligjin, duke nxjerr nxënësit në protesta

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 14:05 | Nga

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) shpreh shqetësimin për njoftimet e raportuara në media se subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje, ka paralajmëruar protestë të nxënësve në komunën e Prishtinës, duke marrë shkas nga vdekja tragjike e një të riu në rrethana ende të pandriçuara.

Në shtetin tonë demokratik e drejta e protestës dhe reagimit qytetar është e garantuar dhe secili mund t’i manifestojë shqetësimet dhe kërkesat e veta, por në një shoqëri dhe rend demokratik, subjektet politike duhet ta bëjnë diferencën dhe të mos i instrumentalizojnë nxënësit për hesape politike.

Shkollat janë institucione të dijes dhe të edukimit dhe askush nuk ka të drejtë ligjore të abuzojë me nxënës.

Përfshirja e nxënësve në aktivitete të kësollojshme cenon të drejtat e fëmijëve dhe përbën shkelje të parimeve të Ligjit për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës dhe të konventave ndërkombëtare.

MAShT fton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe drejtorët e shkollave që t’i përkushtohen punës dhe misionit për mësim cilësor dhe vlera humane.

MASHT e fton Lëvizjen Vetëvendosje që të reflektojë në interes të nxënësve dhe të mos ushtrojë presion tek ta por, agjendat politike t’i adresojë dhe manifestojë në formë demokratike e institucionale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme