MASHTI dhe MINT prijnë me anulimin e projekteve madhore

Prishtinë | 24 Dhj 2024 | 10:41 | Nga Diellza Gashi

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), prijnë me numrin më të madh të anulimeve të projekteve madhore. Ndërsa, ajo e Infrastrukturës ka shënuar nivelin më të lartë të dështimeve ne aktivitete të anuluara me 60 për qind, e ndjekur nga MKRS. Kështu u tha në raportin e publikuar nga organizata INPO, raporton Ekonomia Online.

Në këtë raport të titulluar “Anulimi i Prokurimit: Raport i monitorimit të aktiviteteve të prokurimit të Qeverisë së Kosovës”, u tha se shkaqet kryesore për anulimet përfshijnë ofertat mbi vlerën e parashikuar, mosplotësimin e kritereve dhe shkeljet e procedurave ligjore.

Arbër Kabashi, monitorues i INPO-së, theksoi se raporti i publikuar për anulimet e aktiviteteve të prokurimit publik për vitin 2023 shqyrton aktivitetet e shpallura nga institucionet e nivelit qendror dhe transparenceën e saj.

“INPO ne këtë vit ka publikuar raportin mbi anulimet e aktiviteteve të prokurimit publik për vitin 2023 e cila analizon aktivitetet e prokurimit publik të shpallur nga institucionet e nivelit qendror. Aktiviteti përfshinë të gjitha anulimet, kur një aktivitet anulohet duhet të tregohet me transparencë dhe të njoftohen te gjitha palët dhe institucionet”, u shpreh Kabashi.

Diell Gashi, hulumtuesi i INPO-së, theksoi në raportin e vitit 2023 se janë anuluar 296 aktivitete të tilla.

Tutje, ai shtoi se vlera totale e aktiviteteve të anuluara arrin në 13.4 milionë euro, me MASHT dhe MINT që kanë regjistruar anulime të projekteve madhore.

“Raporti ofron pasqyre te aktiviteteve mbi anulimet e aktiviteteve të prokurimit publik për vitin 2023. Ku shqyrtohet arsyet e anulimit dhe arsyet tjera ligjshmërisë dhe transparencës. Për çdo ministri janë analizuar nga dy aktivitet në mënyre që të bëjmë një analizë në raport me dispozitat dhe aktet tjera përcjellëse. Gjatë periudhës monitoruese të dhënat për ketë analizë janë mbledhur nga platforma e-prokurimit dhe raportet vjetore, duke përfshirë gjithsej 296 aktivitete të anuluara. Prej tyre, 218 ose 73.6 për qind të aktiviteteve të ritenderuara kanë përfunduar me kontrata, ndërsa 78 aktivitete ose 26.6 për qind kanë mbetur të parealizuara, duke reflektuar sfida në menaxhimin dhe përmbushjen e projekteve”.

“Vlera totale e aktiviteteve të anuluara ka arritur ne 13.4 milionë euro, ku MASHT dhe MINT kanë shënuar anulime të projekteve madhore. Shkaqet kryesore të anulimeve përfshijnë ofertat mbi vlerën e parashikuar, mospërmbushjen e kritereve nga operatorët ekonomike dhe shkeljet e procedurave ligjore. Sa iu përket autoriteteve kontraktuese, Ml ka shënuar nivelin më të lartë të dështimeve ne aktivitete të anuluara me 60 për qind, e ndjekur nga MKRS me 51.5 për qind dhe MASHT me 50 për qind. Megjithatë, për nga vlera financiare MASHT kryeson për nga vlera e aktiviteteve të anuluara me një shumë prej 5.5 milionë euro, pasuar nga MINT me 4 milionë euro”, ka thënë Gashi.

Të ngjashme