Ekonomia Online
FUNDIT

Pavarësisht reshjeve të borës, rrugët në Prishtinë janë të kalueshme

Përkundër reshjeve të borës, rrugët në Kryeqytet janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve siç shihet në pamjet e Ekonomia Online. Është bërë me dije se Komuna e Prishtinës së bashku me operatorët ekonomikë janë në gatishmëri të plotë në mënyrë që të mos ketë ndonjë fatkeqësi eventuale. Policia e Kosovës ka apeluar qytetarët që […]

Përkundër reshjeve të borës, rrugët në Kryeqytet janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve siç shihet në pamjet e Ekonomia Online.

Është bërë me dije se Komuna e Prishtinës së bashku me operatorët ekonomikë janë në gatishmëri të plotë në mënyrë që të mos ketë ndonjë fatkeqësi eventuale.

Policia e Kosovës ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me borë dhe me ngrica.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftimin policor.

Të ngjashme