MAShTI falënderon Ramiz Kelmendin dhe “Elkos Group – ETC” për donacionin prej 460 laptopë për mësimin në distancë

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka falënderuar Ramiz Kelmendin dhe “Elkos Group – ETC” për donacionin prej 460 laptopë për mësimin në distancë.

Pas lajmit për këtë donacion, ministrja Hykmete Bajrami ka zhvilluar një bisedë telefonike me z. Kelmendi, ku në emër të MAShTI, e ka falënderuar atë për këtë kontribut të rëndësishëm në këtë kohë pandemie.

Ministrja Bajrami ka theksuar se ky donacion shumë i rëndësishëm për nxënësit në Kosovë, do të ndihmojë shumë në rritjen e shkallës së pjesëmarrjes së nxënësve në mësimin në distancë.

Ministrja Bajrami është dakorduar me z. Kelmendi që 460 laptopët nga “Elkos Group – ETC” të dorëzohen në MASHTI me datë 4 maj, prej nga do të shpërndahen në të gjitha komunat e Kosovës.

MAShTI për këtë qëllim do të formojë një komision, i cili do të përbëhet nga:

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Prishtinë

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Pejë

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Graqanicë

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Shtime

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Mitrovicë

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Suharekë

Një përfaqësues i “Elkos Group – ETC”

Një përfaqësues i MAShTI-t.

Të ngjashme