Sot dite e diel në mesditë, i brengosur keq nga sondazhet Kryemashtruesi me shërbëtorët e tije paska dalë me lajmin se do t’iu falë para disa grupmoshave të qytetarëve të Kosovës.
Nje qeveri e korruptuar dhe e mbushur me hajnesha e hajna të cilët që nga Kurti e deri te anëtari i fundit i pushtetit të VV-së ftohen ne prokurori e gjykata për çdo dit për lloj-lloj hajnish, nga varrezat e dëshmorëve e heronjve, rezervat e shtetit, ushqimin e ushtrisë madje edhe burimet e ujit.
Nje qeveri e cila u zu duke marrë para nga Serbia përmes Martin Berishës dhe duke u koordinuar me Radojçiqin kundër veteranëve të luftës e familjeve të tyre si dhe për ta kapur Gjykatën Kushtetuese.
Një qeveri e cila e futi shtetin nën sanksione të BE-së, NATO-s e SHBA-së, njëjtë se Rusia e Irani, mu ashtu siç e ka lënë amanet babai i popullit serb, Dobrica Qosiqi.
Një qeveri në të cilën arrestohet Nagip Krasniqi, i cili me mafian energjetike serbo-turke e rriti çmimin e energjisë për 500%.
Një qeveri e cila për pesë vite e ka ndërtuar vetëm një Urë ne Saradran bashkë me Komunën e Istogut dhe nuk e ka asnjë investim kapital as investim të huaj.
Një qeveri e cila gjatë kesaj qeverisje e zvogëloi numrin e banorëve të Kosovës për 400 000 qytetarë. Për herë të parë në histori numri i banoreve te Kosove pëson rënie në mes të dy regjistrimeve.
Një qeveri e cila u falë grante nga rrumbullak 100 000 euro vëllaut e dajës së Fitore Pacollit dhe qindra militantëve të VV-së e Guxo, të cilët fare nuk merren me bujqësi.
Nje qeveri si askund në botë, kryeministrit nuk i jeton fare familja në Kosovë, por në Norvegji, atje i ruan parat në bankë e atje ka blerë shtëpi.
Qytetarë të nderuar, pasi qeveria ju ka izoluar, vjedhur e varfëruar, parat merrini se janë tuajat pa i thënë fare faleminderit Mashtruesit të Shekullit, por votën mos e shitni sepse nga lëmosha nuk jetohet. 100 euro harxhohen për një ditë.
Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jetojnë nga lemosha e Krymashtruesit, po duhet të investohet e zhvillohet ekonomia dhe qytetarëve t’u krijohet mundesia që të jetojnë me krenari e dinjitet nga puna e tyre.