Një person duke u prezantuar rrejshëm si përfaqësues i një organizate joqeveritare, ka mashtruar zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit në Gjilan dhe ka përvetësuar 480 euro nga kjo drejtori.
I dyshuari në dy raste të ndara ka arritur t’ua marrë këto para zyrtarëve të Drejtorisë së arsimit më 30 dhjetor të vitit 2017.
Me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.