Mashtruan shtetin austriak me 3.8 milionë euro, burgim për dy kosovarët

Prishtinë | 11 Mar 2026 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Dy kosovarë janë dënuar me burgim dhe janë gjobitur.

Ata u shpallen fajtor për mashtrim ndaj shtetit austriak, konkretisht, sigurimeve shoqërore në shumë prej 3.8 milionë eurosh.

Seanca gjyqësore u mbajt të martën në Linz, ndaj tre kontraktorëve të ndërtimit nga Kosova.

I akuzuari kryesor, u dënua me tre vjet e tre muaj burgim e po ashtu duhet t’i paguajë shtetit 500 mijë euro.

Derisa, i akuzuari i dytë, një 39 vjeçar u dënua me 24 muaj burgim, gjashtë prej të cilave ai duhet t`i vuajë pa kushte, ndërsa pjesa tjetër me kusht për tre vjet.

Edhe ky duhet të paguajë një gjobë prej 100 mijë eurosh, shkruan Orf.at transmeton Klankosova.tv.

E së bashku, ata gjithashtu duhet t`i paguajnë më shumë se 3.8 milionë euro dëme Fondit Austriak të Sigurimeve Shëndetësore (ÖGK), që ishte pala kryesor e dëmtuar.

Kurse, e akuzuara e tretë, një grua 37-vjeçare u lirua nga akuzat për mungesë provash.

Sipas aktakuzës, gjatë një periudhe trevjeçare, më shumë se 4 mijë punëtorë të huaj u regjistruan në sigurimet shoqërore dhe më pas u ç’regjistruan.

Përmes këtyre regjistrimeve, punëdhënësit mashtruan sistemin e sigurimeve shoqërore me kontributet e punëdhënësit që duhej të paguanin.

Punëtorë me dokumente të falsifikuara

Hetimi u iniciua nga inspektimet e kantiereve të ndërtimit në Steiermark, të cilat zbuluan parregullsi.

Autoritetet u vunë në dijeni lidhur me tre kontraktorët, kur disa punëtorë paraqitën dokumente të falsifikuara.

Të ngjashme