Maskat grabisin një qytetar në Zabel të Epërm të Drenasit

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, përmes raportit të sotshëm bën të ditur se dje, në fshatin Zabel i Epërm i Drenasit , ka ndodhur një grabitje nga persona të maskuar. Ngjarja ka ndodhur në orën 10:22.

Në raportin e Policisë thuhet:

Fsh. Zabel i Epërm, Gllogoc 06.09.2019 – 10:22. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e tij tek nënkalimi në fsh. Zabel i Epërm para tij ishte ndalë një veturë pa targa, nga aty kishin dalë dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë të shkurta. Sipas viktimës, nën kërcenim të armeve, ia kishin grabitur një shumë parash. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat janë duke e hetuar rastin.

Nuk raportohet për të lënduar apo arrestuar, e as nuk jepen hollësi për shumën e grabitur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme