Policia ekspozon “arsenalin” e gjetur para protestës

Prishtinë | 02 Sht 2016 | 16:10 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës, një ditë pas protestës kundër demarkacionit, ka thirrur mediet, për të treguar para kamerave qindra shishet me molotov, e materie të tjera ndezëse, të gjetura në një depo në kryeqytet.

“Arsenali”, së bashku 408 Karta Identiteti të Vetëvendosjes, u kapën dje pak para protestës së thirrur nga ky subjekt politik, në një objekt në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë, gjatë një operacioni parandalues policor, realizuar me urdhër të organeve kompetente të drejtësisë.

Policia ka treguar se pas bastisjes së depo u gjetën këto gjësende:

Policia e Kosovës ka konfiskuar 65 çanta me shishe qelqi të mbushura me materie ndezëse;
30 çanta të zbrazëta;
675 shishe me materie ndezëse-derivate;
5 bidonë 10-litërsh të mbushura me materie ndezëse;
50 kavanoza me materie ndezëse;
35 shishe me ngjyrë;
6 paketa të ndryshme me shishe të mbushura me materie ndezëse;
28 kavanoz metali me ngjyra të ndryshme;
7 gypa plastike të improvizuara për hedhjen e mjeteve të ndryshme;
2 hinka ngjyrë të kuqe;
3 qese me gurë të madhësive të ndryshme;
1 qese me maska të ndryshme;
7 megafonë një pako me 408 ID të personave me emra dhe mbiemra me shenja të VV-së;
21 sprej me ngjyrë;
2 çekanë 10 kilogramësh;
1 shufër-pajser;
14 mjete piroteknike madhësi dhe lloje të ndryshme, sfera të ndryshme qelqi dhe një sasi e konsiderueshme e gjembave metalikë.

policia policia1  policia3 policia4 policia5 policia6 policia7 policia8
policia2

policia9 policia10 policia11 policia12

Të ngjashme