Ushtruesi i detyrës së ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi përmes një postimi në faqen e tij në facebook ka shprehur shqetësim për hedhjen e mbetjeve të shtazëve përreth lumenjve.
Postimi i plotë:
Jam i shqetësuar me pamjet e tilla, ku nga mbetjet e shtazëve janë krijuar deponi ilegale, duke ndotur mjedisin e duke rrezikuar edhe cilësinë e burimeve ujore në vend.
Duke falënderuar qytetarët dhe mediet për raportimin dhe ngritjen e shqetësimeve të tyre, qysh nesër së bashku me inspektoratin dhe mekanizmat tjerë do të analizojmë këtë situatë dhe të gjitha shmangiet eventuale ligjore do të ndëshkohen.
Mbrojtja e natyrës duhet të jetë prioritet i të gjithëve.