Matoshi direkt nga Ohri: Mos qofsha në lëkurën e zotit Kurtit

Prishtinë | 18 Mar 2023 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Analisti Halil Matoshi në një lidhje direkte nga Ohri është shpreur se kryeministrit Kurti po i kthehen të gjitha ato që ka kërkuar sa i përket presionit ndërkombëtar.

“Zoti Kurti po i kthehet ajo karma sepse thoshte po kom qef me pa çka është ky presion dhe ja pra më në fund po shihet presioni, zoti Escobar i ka kthyer për të dytën herë në takim trilateral, mos qofsha në lëkurën e zotit Kurti, tha ai.

Sipas tij kur rritet presioni i SHBA-ve aty rezistencë më nuk ka sepse edhe shumë liderë botërore i ka lëshu rezistenca nga presioni amerikan”, tha Matoshi.

Matoshi shton se Kurti s’duhet t’i thotë në asnjë mënyrë jo insistimit amerikan.

“Kurti s’duhet t’i thotë jo asnjëherë insistimit amerikan, palët megjithatë kanë përafrime dhe ka mbetë diqka teknike e cila besohet se të tejkalohet me një ose dy orë negociata shtesë”, tha ai.

Të ngjashme