Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka informuar kabinetin qeveritar lidhur me aksionin ta pastrojmë Kosovën.
Ai njoftoi se janë mbajtur 2 takime të task-forcës për mbrojtjen e mjedisit, derisa është themeluar edhe grupi teknik.
Ai ka kërkuar që të themelohet njësia e policisë së gjelbër, e cila do të merrej me hedhjen e mbeturinave në vendet e palejuara.
“Ndërsa, do të kërkojë mirëkuptimin që pjesë e saj të jetë edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, për shkak të bashkëpunimit që do të kemi me komunat. Kërkoj që të themelohet njësia e policisë së gjelbër, sa i përket hedhjes së mbeturinave në vende të palejuara”, tha Matoshi, raporton Ekonomia Online.