Matoshi: Krim mjedisor kundër vetvetes

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka reaguar ndaj gjendjes së lumenjve në Kosovë.

Matoshi thekson se personat e që kanë shkaktuar gjendjen e tillë nuk ia duan të mirën as vendit të tij as vetë.

“Sot gjatë vizitave që i bëra disa lumenjve, rastisa të shoh edhe gjendje të tillë të lumit, e shkaktuar nga persona të pa përgjegjshëm që nuk ia duan të mirën vendit dhe as vetës së tyre.”

Me këto veprime i pari i MMPH-së, shprehu pakënaqësinë duke theksuar se institucioni që ai drejton po investon milione euro në përmirësimin e gjendjes, kurse nga ana tjetër çdo ditë po shohin skena të tilla të tmerrshme.

“Si Ministri po investojmë miliona euro në rregullimin e shtreterve të lumenjve kurse nga ana tjetër shohim skena të tilla tmerri që shkaktohen nga dora e njeriut.”

Ai në fund tha se kjo është e papranueshme dhe se së bashku duhet të luftohen këto dukuri.

“Kjo është e papranueshme dhe këtë duhet ta luftojmë së bashku, inspektorët komunal, Policia e Kosovës, qytetarët dhe mediat. Një dëmtim i tillë i ujit dhe lumenjëve pa dyshim që mban emrin krim mjedisor dhe si të tillë do ta denojmë.”

Bashkë kundër krimit mjedisor!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme