Publicisti i njohur Halil Matoshi ka reaguar rreth sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla, duke thënë se kjo erdhi nga një armatë e njerëzve që kanë emra, mbiemra, familje e fëmijë.
Sipas Matoshit, sulmi ndaj Sylës tregon se kemi të bëjmë me një shoqëri agresive e të dhunshme, me njerëz që marrin hak në emër të tufës.
“Linçi publik ndaj gazetarit Syla, u organizu në internet nga nji armatë e tanë, qe kanë emna, mbiemna, familje, fëmijë… Mos i fshini postimet!?Shoqni që nuk i pëlqen kur dikush ia përmend veset dhe shtysat primitive, tue shfaqë hapun mosdurimin e tjetrit/tjetrës, qoftë si individ apo mendim ndryshe, pra nuk i pëlqen liria e tjetrit. Po çfarë kish me i ndodhë Faik Konitzas, po të jetonte sot në Prishtinë, e që turmat i quente gomerë’’, shkroi Matoshi ndër të tjera.
Ky është reagimi i plotë:
Linçi publik ndaj gazetarit Syla, u organizu në internet nga nji armatë e tanë, qe kanë emna, mbiemna, familje, fëmijë…
Mos i fshini postimet!?
1.Në pikë të ditës sulmohet një njeri i cili ka folë e shkru si njeri i lirë në nji shoqni të lirë!
Sulmi mbi Valon Sylen dëshmon se kemi të bâjmë me nji shoqni në masë të frikshme agresive e të dhunshme, me njerëz të pritave, që marrin hak në emër të tufës, llaves a lukunisë!?
Ashiqare âsht investu shumë në krijimin e militantëve ideologjikë e turmave me trunin muskul e jo në shoqni të idealeve të lirisë, me individin e lirë në thelbin e saj!?
Shoqni që nuk i pëlqen kur dikush ia përmend veset dhe shtysat primitive, tue shfaqë hapun mosdurimin e tjetrit/tjetrës, qoftë si individ apo mendim ndryshe, pra nuk i pëlqen liria e tjetrit.
Po çfarë kish me i ndodhë Faik Konitzas, po të jetonte sot në Prishtinë, e që turmat i quente gomerë!?
2. Thjesht, njerëzit e paarsimumë, masivisht po shndrrohen në anmiq të lirisë!
Sulmuesi/sulmuesit (pamje e qartë) duhet të marrin dënimin meritor tuj pasë parasyshë rrethanat rënduese: Hakmarrje klasike!
P.S. Në sulmin barbar mbi një gazetar veteran, pos ekzekutorit ka marrë pjesë një turmë e madhe linçuesish në rrjetet sociale.
Të gjithë sot janë me ndergjegje të vrame.
Janë bashkëpjesëmarrës në pritën e organizume ndaj nji qytetari, që e ka ushtru të drejtën me u shprehë lirshëm.
Ju falanga të internetit, i keni zânë pritë nji njeriu në qytetin e tij, në lirinë e tij, duke ia dhëne kësaj shoqnie të traumatizume e frustrume edhe dimensionin e aplikimit të linçit publik!?’’