Matoshi: Na paska lanë Buqja fizikisht

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit, Adriana Matoshi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisores kosovare, Burbuqe Berisha.

Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se vdekja e saj është e rëndë për komunitetin artistik.

“Na paska lanë Buqja fizikisht! Lajm shume i randë për komunitetin tonë e boshllëk për gjithë në zemrat tona. Ngushëllime familjarëve e kolegëve. Pushoftë në paqe shpirti i saj i mrekullueshëm”,ka thënë Matoshi.

Të ngjashme