Matoshi: Pa ShBA-në dhe NATO-n nuk na duhet ushtria

Prishtinë | 20 Mar 2017 | 08:41 | Nga

Kosova duhet të kontribuojë në krijimin e ushtrisë, veçmas tani kur Serbia ka nisur një fushatë propagandistike për destabilizimin e Kosovës. FSK-ja është një e drejtë e kombit kosovar, e cila ka për detyrë kushtetuese t’i mbrojë edhe komunitetet e tjera pakicë.

“Unë besoj se partneriteti me ShBA-në dhe NATO-n, si aleatë strategjikë të Kosovës, do të ruhet sepse pa ShBA-në dhe NATO-n Kosovës nuk i duhet kurrfarë ushtrie.Porse ShBA-ja dhe NATO-ja duhen bindur me forcën e argumenteve se Kosova nuk ka kohë për të humbur drejt rrumbullakimit të sovranitetit të vet dhe se ushtria kosovare ekziston, përderisa ajo sipas ligjit ka të drejtë të marrë pjesë në misione paqësore jashtë Kosovës”, ka deklaruar publicisti, Halil Matoshi. (Zeri)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme