Nënkryetari i AKR-së, Fatmir Matoshi është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se me të dërguarin e BE-së, diskutuan për qëndrimet politike në raport me dialogun Kosovë-Serbi.
“Vizita e parë e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë Serbi. Kryesisht ishte i interesuar me di qëndrimet politike në raport me dialogun Kosove Serbi. Nuk do të flitet për territore, por kryesisht për aspektin e zhvillimit ekonomik”.
“Ne e mbështetëm edhe lëvizjen e BE-së në drejtim të dialogut. Besojmë në një proces të udhëhequr nga ShBA-ja problemet me Serbinë do te mbarojnë shpejt”.
Ai foli edhe për takimin e ftuar për të enjten nga kryeministri Avdullah Hoti, raporton EO
“Ka ardhur një ftesë dhe ende nuk e dimë se kush do të marrë pjesë në takim me kryeministrin Hoti, sepse ish-Presidenti Pacolli nuk ndodhet në Kosovë”.