Zëvendësministri i Kulturës, Halil Matoshi, ka reaguar pas publikimit të aktakuzës së Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, duke thënë se një dokument i tillë është i shkruar me alfabetin e Serbisë dhe është përkthyer në gjuhë angleze.
Sipas Matoshit një aktakuzë e tillë është tejet e dobët dhe lehtë e rrëzueshme.
Reagimi i plotë:
Aktakuzë me alfabetin çirilik e përkthyme anglisht
Kam lexu aktakuza që nga viti 1981, madje kam qenë dhe vet personazh i të tillave, porse aktakuzë ma t’dobët se kjo e Dhomave Speciale, nuk më ka ra me pa as me dëgju, sëkëndejmi lehtë e rrëxueshme nga një ekip solid avokatësh.
Aktakuzë e mbështetur në stereotipe të UDB-së/BIA-s, si dhe çatipëve të saj, me dëshmi të paqëndrueshme e dëshmitarë të dyshimtë e ekscentrikë në zyrat e Prokurorisë Speciale të Serbisë, në Vrajë, Nish e Beograd!?
Formulime si në ‘Poternicat’ e regjimit fashist të Milošević-it, pa asnjë postulat të besueshëm por me narrativën e njohur denigruese dhe fyese për shqiptarët!?
Mirëpo, si ndodhi që aktakuza kundër ish Presidentit Hashim Thaçi e të tjerëve të shkruhet në Zyrat e Perëndimit por me qasje lindore?
1.
Sëpari UÇK, (përkatësisht Shtabi i saj i Përgjithshëm) si ushtri e një populli të dërmuar nga shtypja njëshekullore nga Serbia, barazvlerësohet me ‘një grup të përbashkët kriminal’ (shih aktakuzat e administratës pushtuese serbe ndaj Grupit të Drenicës, Adem Jashari, Hashim Thaçit me shokë, më 1998);
2.
Sëdyti, prokurorët kanë shpikur një “grup” ekskluziv të persekutuar nga UÇK, ‘katolikët’, krahas kundërshtarëve politikë shqiptarë, krahas serbëve, romëve e tjerëve!?
Me ketë konstrukt fyes, në thelb për të gjithë shqiptarët, katolikët shqiptarë pandehen si të persekutuar, ndonëse ata luftuan në rreshtin e UÇK-së, si pjesë organike e popullit shqiptar të Kosovës dhe dhanë shumë dëshmorë!? Ky është një skandal tashmë i përmasave ndërkombëtare, me pasuse që janë marrë ‘pa redaktim’ nga dosjet e Serbisë që ishin hartu gjatë luftës në Kosovë si strategji e përçarjës së shqiptarëve, duke i veçuar katolikët si pro Milošević e duke i dhënë UÇK-së karakter islamik!?
E pafalshme për një organ të shkollēs Perēndimore juridike!?
3.
Së treti, të gjitha pretendimet për “trajtim mizor” në burgjet e UÇK-së kanë qenë pjesë e aktakuzave kundër pjesëtarëve të UÇK-së, nga UNMIK, TPI për ish Jugosllavinë dhe EULEX-i dhe thuaja asgjë nga ato pretendime kurrë nuk është provu në gjykatë!?
4.
Së katërti, Dhomat Speciale pasi dështuan fatalisht me Raportin racist të Dick Martyt për Këshillin e Europës, devijuan nga objekti i themelimit dhe si të pa objekt gjykimi, në planin global, u lëshuan në aventurën ruse të ‘Luftës hibride’ për t’i delegjitimu bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë dhe për ta rehabilitu fashizmin serbian!?
5.
Kurse në planin lokal, Gjykata Speciale, ka ndërhy politikisht me tendencë me e stigmatizu Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, e cila, megjithë gabimet e rânda, e përgatiti vendin për pavarësi, duke u rreshtu me bllokun paqësor për projektin e shtetit sovran kosovar në kufijt e 1974.
6.
Me stigmatizimin e UÇK-së, populli i Kosovës privohet nga e drejta elementare e mbrojtjës së jetës dhe lirisë, 24 marsi i vitit 1999 heshtet si të ishte një turp i Perëndimit, kurse pavarësia e legjitimuar nga GjND më 2010 kontestohet!?
Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi mund të vuajnë personalisht kurse ne, shoqëria kosovare jemi të dënuarit.
Dhe më e dhimbshmja, nuk do të zbulohen kurrë vrasësisit e Xhemail Mustafës, çka do t’i sjellë kësaj shoqërie edhe një traumë të re!?