Treni kthyer mbrapsht të shtunën për në Serbi ka ngjallur shumë reagime nga pala Serbe. Zyrtarët e Beogradit nuk kanë rreshtur së kërcënuari Kosovën që nga e shtuna. Madje edhe presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq ka kërcënuar Kosovën se do të ndërhyjë edhe me ushtri.
Kërcënime të tilla pati edhe nga kryeministri Serb, Aleksandër Vuçiq. Ndërkaq pala Kosovare është e bindur se do ta ruaj integritetin e vendit.
Analisti Halil Matoshi në një prononcim për Gazetën Monitor se Serbia po kërcënon Kosovën vetëm për ta prishur imazhin e Kosovës.
Ai tutje thotë se përkundër këtyre këtyre zhvillime të acaruar, Brukseli është duke heshtur ende. Matoshi ndër të tjera thekson se Rusia po tenton që përmes Serbisë ti destabilizoj edhe disa vende të Evropës.
“Serbia e ka seriozisht – jo me e sulmua Kosovën me tanke – porse me e vu në pozicion të keq karshi Fuqive të mëdha. Pra Serbia ka hy ne nji Lufte Speciale qe me e damtu imazhin e Kosovës dhe ne dal viktime ne sytë e publikut ndërkombëtarë, sidomos tek shtetet qe e kanë ndihmua çlirimin e saj dhe e kane njohur shtetin e ri. Serbia ka nisë një ofensivë diplomatike kundrejt Kosovës dhe për habi Brukseli zyrtar po hesht. Kjo heshtje sikur e sqaron frikën e BE-së përball Rusisë që është rikthyer fuqishëm në skenën evropiane, duke e instrumentalizuar Serbinë për ta përdor si shantazhuese të BE-së”, ka thënë Matoshi.
Treni me simboli provokuese ndaj Kosovës është kthyer prapa duke mos u lejuar të hyjë në Kosovë. Ndaj këtij tentim veprimi të Serbisë ka reaguar edhe njësia Speciale e Kosovës kështu duke u mobilizuar në Veri të Mitrovicës.