Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi është takuar me kryetarin e komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, raporton Ekonomia Online.
Në takim do të bisedohet për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit.
Gjatë takimit mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje ndërsa pas këtij takimi do të ketë konferencë për medie.
Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me MMPH-në, mbjellin 11 drunj dekorativë për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Më pas të dy do të inspektojnë vazhdimin e punimeve në lumin “Mirusha”.