Matoshi: Të ndryshohet ligjit për taksën rrugore dhe ekologjike

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor Fatmir Matoshi ka kërkuar nga ministri i Financave Bedri Hamza Hamza fillimin e procedurave për plotësim ndryshimin e ligjit për taksen rrugore dhe ekologjike. 

Ministri Matosh poashtu  e falenderoi ministrin për projektet mjedisore në Kosovë, siq janë trajtimi i ujrave të zeza, ndërrimin e filtrave në rrugën B si dhe ndërtimin e ujëmbledhësit të ri.  

Këtë e bëri të ditur ministri Fatmir Matoshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Sot e prita në takim Ministrin e Finanacave Bedri Hamza, të cilin e falënderova për përkushtimin dhe mbështetjen e tij, për projektet mjedisore në Kosovë.
Trajtimi i ujërave të zeza, ndërrimi filtrave në Kosovën B, Ndërtimi i ujëmbledhësve të rinjë janë disa nga projektet kapitale në fushën e mjedisit të cilat bashkë me ministrin Hamza i kemi orientuar në rrugën e drejtë. 
Po ashtu kam kërkuar nga ministri Hamza fillimin e procedurave për plotësim ndryshimin e ligjit për taksen rrugore dhe ekologjike. 
“Ligji aktual për Taksën Rrugore dhe Ekologjike për Automjete kategorizon veturat vetëm në bazë të peshës sa i përket nivelit të pagesës, ku veturat deri në 3.5 tonë paguajnë taksë ekologjike 10 euro, kurse veturat e mbi 3.5 tonë paguajnë shumën prej 30 euro.” ka shkruar Matoshi.  

       

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme