Matoshi: Të rinjtë e Kosovës janë konkurrentë të fuqishëm me të rinjtë e Evropës

Prishtinë | 12 Gus 2018 | 12:20 | Nga

U.d. i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka uruar të rinjtë në ditën ndërkombëtare të tyre.

Ndër të tjera, në urimin e tij në rrjetin social “Facebook”, Matoshi ka shkruar se të rinjtë e Kosovës janë konkurrentë të fuqishëm me të rinjtë e Evropës.

Postimi i plotë:

“Në Ditën Botërore të Rinisë – 12 gusht, shprehim përkushtimin tonë institucional për fuqizimin e pozitës së të rinjve dhe rritjes së pjesëmarrjës së tyre në vendimmarrje.

Rinia historikisht e ka dëshmuar që ka qenë dhe mbetet lokomotivë e shumë proceseve shtetformuese në Kosovë.

Të rinjtë e Kosovës me talentet e tyre janë konkurrentë të fuqishëm me të rinjtë e Evropës, por ne duhet të punojmë më shumë në krijimin e përspektivës, punësimit dhe kushteve më të mira jetese e studimi.

Në kabinetin tim kam të angazhuar të rinjë sepse unë besoj në fuqinë e të rinjve të Kosovës, ata meritojnë dhe duhet të jenë pjesë e proceseve vendimmarrëse në vend.

Urime Dita Botërore e Rinisë!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme